×
  • Lajme
  • Lajme

    “Christopher Hill do ta tërheqë butësisht Serbinë drejt Perëndimit”

    Insajderi
    16 September 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bota demokratike duhet të jetë jashtëzakonisht e shqetësuar për faktin se Rusia dhe Kina po bëjnë depërtime të mëdha në Ballkan.

    Kështu shkruan komandanti në pension i forcave të NATO-s në Evropë, James Stavridis në një tekst autorial për Bloomberg, duke vlerësuar se Uashingtoni me mençuri e dërgoi Christopher Hillin në Beograd

    “Serbia është vendi më konfliktual në rajon. Nga njëra anë, serbët kanë afinitete të rëndësishme kulturore dhe historike me Rusinë e Vladimir Putinit. Ata ndajnë një lidhje të fortë fetare përmes Kishës Ortodokse Ruse dhe Serbe dhe janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Dhe në maj, presidenti kinez Xi Jinping ishte në Beograd për të nënshkruar një marrëveshje tregtare”, shkruan Stavridis, përcjellë Danas tekstin e përkthyer nga RT Balkan.

    Ish-komandanti i NATO-s për Evropë mes tjerash ka përmendur edhe vizitën në Serbi të presidentit francez Emmanuel Macron dhe atë kancelarit gjerman, Olaf Scholz që rezultuan me blerjen e “Rafalëve” francez dhe finalizimin e marrëveshjes për mineralet midis BE-së dhe Serbisë. Ai ka përmenduar edhe aplikimin e këtij vendi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2009.

    “E gjithë kjo, së bashku me faktin se disa vende të Ballkanit janë anëtarësuar në NATO, dhe dy janë anëtarësuar në BE, “i jep shtysë idesë se Serbia, pasardhësja thelbësore e Jugosllavisë së vjetër, po shkon drejt Perëndimit”, shkruan Klankosova.

    “E gjithë kjo, së bashku me faktin se disa vende të Ballkanit janë anëtarësuar në NATO, dhe dy janë anëtarësuar në BE, “i jep shtysë idesë se Serbia, pasardhësja thelbësore e Jugosllavisë së vjetër, po shkon drejt Perëndimit”, thotë Stavridis.

    “Uashingtoni dërgoi me mençuri një nga ambasadorët e tij më me përvojë në karrierë, Christopher Hill, në Beograd. Hill, thuhet në tekst, “është çifti më i mirë i duarve që do ta tërheqin butësisht Serbinë drejt Perëndimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark