Në Qershor Google bëri të ditur se Chrome do të bllokonte një pjesë të reklamave përfshirë atë që serviren nga Google që në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Tashmë kemi një datë zyrtare: bllokuesi i reklamave të Chrome do të hyjë në funksion më 15 Shkurt 2018.
Kjo datë nuk është e lidhur me debutimin e një versioni specifike të Chrome. Chrome 64 mbërrin më 23 Janar ndërsa Chrome 65 më 6 Mars, duke na lënë të kuptojmë se bllokuesi do të aktivizohet nga ana e Google jo me përmes një përditësimi.
Këtë vit Google ju bashkua Koalicionit për Reklama më të Mira, një grup i cili ofron standarde specifike sesi industria të përmirësojë reklamat për konsumatorët.
Përveç datës, Google tregoi edhe çfarë impakti do të ketë bllokuesi i reklamave të Chrome tek uebsajtet.
Google do të njoftojë uebsajtet të cilat përmbajnë reklama “të këqija” përmes Ad Experience Report.
Sajtet të cilat nuk përmbushin standardet brenda 30 ditësh do tu bllokohen reklamat nga Google.