×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Chrome rrit efikasitetin e konsumit të energjisë me versionin 57 të shfletuesit

    Insajderi
    16 March 2017 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke filluar nga ky version, shfletuesit do të kufizojë numrin e funksioneve të JavaScript kur një tab nuk është në fokusin e përdoruesit.

    Me fjalë të tjera aktiviteti në sfond i tabeve tjera do të ulet ndjeshëm. Përjashtohet nga ky kufizim ato sajte të cilat po luajnë n jë përmbajtje që vë në funksion WebRTC ose Web Sockets.

    Këto standarte do të vijojnë të operojnë normalisht në mënyrë që eksperienca e përdoruesit të mos kompromentohet. Sipas Google tabet në sfond mund të konsumojmë deri në 1/3-tën e energjisë së shpenzuar nga shfletuesi.

    Politikat e reja të kufizimit do ti garantojnë përdoruesve mesatar deri në 25% më pak tabet të mbingarkuara. Kjo jo vetëm që ul konsumin por edhe ngarkesën e procesorit që do të thotë eksperiencë më fluide.

    Në vitet e fundit kemi vënë re një tendencë të qartë drejt uljes së konsumit nga shfletuesit. Në 9 muajt e fundit Microsoft dhe Google shpeshherë publikonin krahasime të konsumit të energjisë nga shfletuesit e tyre.

    Microsoft thoshte se Edge është 70% më efikas se Chrome në Windows 10. Ndërsa Chrome thoshte se versioni 53 është më mirë sesa Edge në këtë aspekt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark