Çiftet e krijuara në 2024-tën- Kush u lidh me gruan 10 vite më të moshuar, e kush u bë me fëmijë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Çiftet e krijuara në 2024-tën- Kush u lidh me gruan 10 vite më të moshuar, e kush u bë me fëmijë

    Insajderi
    04 January 2025 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Viti që e lëmë pas u shoqërua me një sërë ngjarje, protagonist të të cilave ishin figurat e showbizit.

    Bashkim, ndarje, divorce, konflikte e arrestime ishin vetëm disa nga ngjarjet që arritëm t’i shohim.

    Në fillim të 2024-tës disa nga banorët e Big Brother VIP Albania vendosën të  krijojnë lidhje të reja dashurie, disa prej të cilave vazhduan edhe pasi përfundoi edicioni i spektaklit.

    Sara Gjordeni dhe Bardhi, ndonëse u kritikuan shumë për raportin e tyre, ata e kurorëzuan romancen e tyre me martesë, madje në dhjetor u bënë edhe prindër të një vajze.

    Të voglën e tyre ata e pagëzuan me emrin Nea, që në fenë islame do të thotë “dhuratë e frytshme, që sjell dritë dhe gëzim gjatë gjithë jetës”.

    10 vite diferenc nuk i pengoi moderatores Ilnisa Agolli e Meriton Mjekiqit që të lidhen me njëri-tjetrin.

    Shumë kush nuk e besoi se lidhja e tyre do të zgjasë, po rata për gati një vit arritën që t’i mbajnë gjallë frytet e dashurisë së lindur në Big.

    Që në ditët e para ata filluan të flirtojnë me njëri-tjetrin, duke mos njohur asnjë pengesë.

    Pas Big-ut, Meritoni u zhvendos në Shqipëri për të jetuar më Ilnisën, e ajo në çdo mundësi që i jepej nuk hezitonte t’ia shprehte dashurinë atij.

    Së fundmi është aluduar se dyshja janë ndarë, por asgjë nuk është konfirmuar.

    Heidi Baci dhe Romeo Veshaj gjatë qëndrimit në Big filluan lidhjen e tyre të dashurisë, ku patëm rastin të shohim uljet dhe ngritjet e shumta që patën në raport.

    Posesiviteti, xhelozia, keqkuptimet u bënë sebep që dyshja t’i jepnin fund lidhjes disa herë.

    E me sa duket përfundimisht ata janë ndarë gjatë kësaj vere. Kjo nuk është konfirmuar direkt nga asnjëri, por asnjëherë që prej asaj dite nuk janë parë bashkë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark