Çiftet që po njoftohen në internet po shkurorëzohen – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çiftet që po njoftohen në internet po shkurorëzohen

    Insajderi
    04 November 2021 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studim i fundit në Angli zbuloi se çiftet që janë njohur në internet kishin 6 herë më shumë gjasa të divorcoheshin sesa ata që u takuan në universitet ose përmes miqve dhe familjes.

    Gjetjet treguan se çiftet që janë njohur online kishin një rrezik prej 12 për qind divorci në tre vitet e para të martesës ndërsa ata që ishin njohur përmes lidhjeve sociale kishin një rrezik prej 2 për qind.

    Sipas Marriage Foundation, organizatës që kreu studimin, gjetjet tregojnë se marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e çifteve në vitet e para të martesës. Harry Benson, drejtor i kërkimit në fondacion, tha se gjetjet ishin “shqetësuese”, shkruan abcnews.al.

    “Gjetjet e studimit tregojnë se çiftet që takohen në këtë mënyrë në vitet e para të martesës mund të mos kenë mjaftueshëm kapital social apo rrjete të ngushta mbështetëse në mjedisin e tyre për të përballuar të gjitha sfidat me të cilat përballen, krahasuar me ata që takohen përmes miqve, familjes apo fqinjëve. Me kalimin e kohës kjo pabarazi zhduket, por pyetja është pse ekziston? tha ai.

    Savanta Comres tha se çiftet që takoheshin online martohen si dy të panjohur dhe mungesa e lidhjeve të ndërsjella e bën më të vështirë mbledhjen e informacionit për njëri-tjetrin. “Gjetjet tona nuk minojnë apo pakësojnë rolin jetësor të takimeve në internet. Por nxjerrin në pah rreziqet dhe sfidat e mëdha të njohjes së një të huaji relativ për të cilin ka më pak burime të besueshme dhe mbështetje sociale,” tha Benson.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark