Të hënën në Drenas është arrestuar një çift bashkëshortor pasi janë kacafytur mes vete.
“Një mashkull dhe një femër (çift bashkëshortor) kosovarë janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë fjalosur dhe kacafytur mes vete”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.