Kombëtarja e Kosovës nga konkurrenca e vajzave në hendboll U-18, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Vajzat janë bërë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit. Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, Po ashtu të Hendbollit U-21.
Pas kualifikimit në Kampionatin Botëror U-18, vajzat shihen duke festuar së bashku në zhveshtore.
Pamje: