Cilat janë qytetet më të korruptuara të botës? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Cilat janë qytetet më të korruptuara të botës?

    Insajderi
    21 June 2016 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga qytetet më të korruptuara dikur ishte Çikago. Si adoleshent, Michael Cassius McDonald – një nga mafiozët më në zë të shekullit të kaluar – fillimisht punonte në hekurudha. Ishte viti 1850, Çikago ishte në rritje të shpejtë në qendër të madhe të transportit kombëtar, kështu që qyteti ofronte mundësi të shumta për pasurim të paligjshëm.

    McDonald ishte një “kasap karameleje”, pasi i ofronte ëmbëlsira udhëtarëve të lodhur në këmbim të parave, derisa pasi shkonin në shpi dhe e hapnin kutinë, ajo ishte pothuajse bosh.

    cikago

    Me paratë që ai ruajti, McDonald arriti të vendos veten në ferrin e Çikagos dhe përfundimisht u rrit për t’u bërë mandati më i fuqishëm i kumarit në Çikago. Krahas pasurisë dhe ndikimit, erdhi edhe kontrolli politik: në kulmin e sundimit të tij në vitet 1870 dhe 1880, Mcdonald ishte njeriu që sundonte edhe guvernatorët e senatorët e Çikagos.

    Më shumë se një shekull më vonë, reputacioni i Çikagos për korrupsion urban – themeluar së pari nga McDonald, e më pas pasuar nga një sërë kriminelësh gjatë dekadave pasuese, nga Al Capone deri tek Rod Blagojevich – mbetet e paprekur, raporton Insajderi.

    Gjatë 40 viteve të fundit ka pasur më shumë se 1.500 dënime të korrupsionit publik në rrethin gjyqësor të Çikagos, më shumë se çdo qytet tjetër në SHBA, dhe një raport i publikuar vitin e kaluar nga Universiteti i Ilinois e cilëson Çikagon si “Kryeqytetin e Korrupsionit”.

    Por jashtë SHBA-së, korrupsioni në qytetet e botës është edhe më i ashpër. Në Kolumbi, rreth 1.380 kryetarë vendorë janë të akuzuar për korrupsion gjatë një periudhë tetë-vjeçare.

    Në Ukrainë, një në 10 raportet e lajmeve adresojnë çështjet e korrupsionit në nivel urban.

    Në Spanjë, skandali Gürtel – që përfshin ryshfetin e pretenduar të politikanëve kryesorë nga ana e biznesmenëve që kërkojnë kontratat e ndërtimit në Madrid dhe Valencia – vazhdon të gllabërojë qarqet e themelimit, duke bërë që 95% e qytetarëve të besojnë se korrupsioni është i institucionalizuar, edhe pse askush nuk është gjetur ende fajtor.

    Në Rio de Janeiro prokurorët e qytetit dhe anëtarët e këshillit thonë se ata janë duke shqyrtuar kontrata të ndryshme në ndërtimin e objekteve për “Rio 2016” – në të cilën dyshohet se ka korrupsion.

    lagos

    Ndërsa njëra nga vendet me korrupsionin më të lartë është edhe Nigeria. Sipas projektit “LSE” – Qeverisja e Re Urbane, një program hulumtues dy-vjeçar që përpiqet të hartojë aspekte të ndryshme të menaxhimit të qytetit në të gjithë botën, rendit dy qytete nigeriane – Lagos dhe Port Harcourt – si vende ku rreziku i korrupsionit është “shumë i mundshëm”.

    Prapa nuk mbesin as shumë qytete të tjera të vendeve afrikane, si kryeqyteti i Eritresë, Guineas apo Mauritanisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark