Dark mode po vjen më në fund në Iphone.
Kjo është një ndër veçoritë më së shumti të pritura nga Apple në IOS 13.
Në konferencën vjetore, përfaqësuesit e Apple kanë treguar se si do të duket moda e errët në aplikacione të ndryshme, nga Apple Music deri tek fotot. Do të jetë e mundshme të aktivizohet duke prekur ikonën e një huti dhe do të debutojë këtë vjeshtë.
Disa ekspertë thonë që është më e lehtë për sytë dhe mund të ruajë batërinë.
Moda e errët do të ketë një skemë më të zezë dhe një prapavijë të zezë poashtu. Bashkë me to do të ejtë një tastierë e hirët dhe ikona të cilat pritet të jenë më pak të ndritshme.
“Është më e lehtë të rrini të fokusuar në punë, pasi që përmbajtjet e juaja dallohen ndërsa në prapavijë keni më shumë errësirë që nuk do iu habisin”, thojnë përfaqësuesit në prezantimin zyrtar.
Kjo do jetë e mundshme në IPhone, IPad dhe mund të zgjidhni që të ndizet automatikisht në perëndim të diellt apo ndonjë kohë tjetër.
Apple nuk ka bërë deklarata rreth ruajtjes së jetës së baterisë. Por ekspertët thonë që kjo do ndikojë në jetë më të gjatë të baterive të telefonave.
Shumica e telefonave të menqur përdorin diode organike që emetojnë dritën (OLED). Nëse aktivizohet moda e errët në telefona të menqur kjo do hargjonte më pak energji se një prapavijë e vjetër.
Poashtu kjo pritet të ketë ndikim edhe në shëndet.
Moda e errët është menduar të bëjë çdo element në ekran më të lehtë për sytë.
Sidoqoftë moda errët mbetet një risi e shumë pritur pasi që jep një alternativë ndaj modës së bardhë që ka qenë për vite me rradhë prapavijë e IPhonëve.