Cilën ministri duhet t’a udhëheqin serbët? – Kurti jep këtë përgjigje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilën ministri duhet t’a udhëheqin serbët? – Kurti jep këtë përgjigje

    Insajderi
    13 October 2019 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër sot është takuar me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

    Pas takimit, Kurti është pyetur nga gazetarët se cilën ministri do tua jepte serbëve nën-udhëheqje, meqenëse në legjislaturën e fundit ka qenë i zëshëm qe Ministria e Bujqësisë të mos i takojë komunitetit serb.

    Kurti ka refuzuar të flas me emra të përveç, jo vetëm për komunitet por edhe për ndarjen e ministrive edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    “Unë as nuk jam në gjendje as i interesuar të flas për ministritë e veçanta me emrat e përveçëm, jo për pakicat, por as për Lidhjen Demokratike të Kosovës e që besa as për Lëvizjen Vetëvendosje. Harmonizimi programor, projektet e përbashkëta, ndarja e përgjegjësive. Emrat e veçantë në fund”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.com

     

    Kurti pas takimit me Rashiq: Nuk diskutuam për koalicion


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark