
Mbledhja e parë e sezonit pranveror të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, është mbajtur sot ku përveç tjerash u diskutuan edhe cilësia e ajrit në Kosovë, problem ky i cili shfaqet më së shumti gjatë sezonit dimëror.
E për këtë çëshhtjë ka dhënë detaje deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Jetmire Vrenezi e cila është anëtare e këtij komisioni.
Përmes një statusi në facebook, ajo ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme është diskutuar kjo çështje duke deklaruar se “punë të mira po vijnë…”
“Duke e marrë parasysh gjendjen e ndotjes së ajrit në Kosovë, sidomos në sezonin dimëror, bashkë me anëtarët dhe stafin profesional të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, sot e mbajtëm mbledhjen e parë të sezonit pranveror ku e diskutuam projektligjin në lidhje me mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Së shpejti punë të mira po vijnë edhe në këtë aspekt.”, ka shkruar deputetja Vrenezi.
Po ashtu ajo ka bërë të ditur se në këtë mbledhje përveç tjerash janë shqyrtuar edhe:
1. Raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021;
2. Çështjet që janë në procedurë nga vitin 2021.