×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Cilët libra dhe autorët e formua Shekspirin?

    Insajderi
    07 May 2016 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çfarë besonte Shekspiri?

    Ne vetëm mund të hamendësojmë. Ai nuk la as ditar, as ndonjë traktat filozofik. Të vetmet letra dhe deklarata të tij publike që kanë mbijetuar janë ose konvencionale – në mos tejet elegante – lutje të formuluara për patronazh, ose fjalë të përkushtuara ndaj transaksioneve të biznesit dhe rasteve ligjore. Vullneti i tij është ortodoks dhe Anglikan, dhe kjo është mënyra se si janë shkruar veprat. Por kjo nuk do të thotë se ai qe ortodoks dhe Anglikan. Të vetmet poezi të shkruara prej tij janë sonetet. Njeriu që i ka shkruar ato, besonte se dashuria është diçka e fuqishme dhe e ndërlikuar, dhe se ajo është një mënyrë efektive për të eksploruar përmasat e saj të shumta, dhe në qoftë se linja duhet të vihet përballë vlerave – ai art krijues është një mënyrë për të arritur një lloj pavdekësie për të dashurën dhe ndoshta për vetë artistin krijues.

    Por linjat e tij nuk duhet domosdoshmërisht të merren në vlerë nominale. “I”, që flet me një poezi, madje edhe një poemë intime dashurie, nuk është sinonim me personin qe e shkruan atë. Të gjithë poetët i gëzohen krijimit të një personazhi. Dhe në rast se Shekspiri besonte realisht se qëllimi i shkrimit të soneteve ishte të bënte të pavdekshëm të dashurën, ai mund të ketë marrë mundimin për t’i treguar lexuesit të tij emrin e vajzës. Sa për pavdekësinë e vet, ai ishte i ç’interesuar në lidhje me publikimin e veprave të tij. Sonetet mund të jenë publikuar pa lejen e tij, dhe gjysma e veprave të tij qenë të pabotuara në kohën e vdekjes. Po të mos kishte qenë për zellin e miqve të tij aktorë që çuan për botim komeditë, tragjeditë dhe historitë e grumbulluara në vitin 1623, Jul Çezari, Nata e Dymbëdhjetë, Masa për Masë, Makbethi, Antoni dhe Kleopatra, Stuhia dhe një duzinë veprash të tjera do të kishin humbur.

    Çfarë lloj mendimtari ka qenë Shekspiri?

    Kjo është një pyetje e mirë. Modelet e mendjes së tij mund të gjurmohen tek vepra dhe arsimimi i tij. Këtu nuk duhet të hamendësohet. Ne mund të themi shumë gjëra që janë të pakundërshtueshme. Ai i donte fjalët dhe lojën me to. Qe i hipnotizuar nga çdo varietet i karakterit njerëzor. Ai mendonte me anë të dialogut dhe debatit. Ishte skeptik për përgjithësimin e rrugëve në botë:pothuajse çdo here që një personazh në një pjesë i jep zë një pjese të diturisë kuptimplotë, dikush tjetër thotë diçka që bie në kundërshtim me të – ose një kthesë në komplot e bën të duket zgjuarsinë në dukje diçka qesharake “Perënditë janë të drejta”- thotë Edgar tek Mbreti Lir, por ai vështirë se e mbyll gojën para se mbreti plak të mbërrijë duke mbajtur në krahë trupin e vajzës së tij të dashur e të virtytshme Kordelia, të vrarë padrejtësisht.

    Ka pak momente tek veprat, ku një ligjërim kuptimplotë apo diskutim filozofike t’i japë të drejtë në vend se të shkatërrohet nga ngjarjet përreth, që priren të jenë ato kur një personazh thotë se jeta është si teatër.

    Ndër më të njohurit është ajo e Zhakut “E gjithë bota është një skenë, / Dhe të gjithë burrat dhe gratë thjesht aktorë” tek pjesa “Ashtu siç ju pëlqen”. Dhe si për të provuar se ka të drejtë, ai mezi e mbyll gojën kur i riu Orlando mbërrin duke pasur trupin e brishtë të një njeriu, që realisht po i afrohet moshës së shtatë dhe të fundit të jetës njerëzore. Ai e quan plot me nënkuptim Adam; ai është Cilido. Do të jetë e vështirë të konvertosh pikëpamjen se Shekspiri besonte se jeta është një lloj teatri dhe teatri një pasqyrë e jetës. Por, një aktor i kthyer në dramaturg do ta besonte këtë apo jo?

    A besonte Shekspiri në Zot?

    Edhe pse ai s’mund t’i shpëtojë mendimin kristian që ushqente shoqërinë e tij, marrëdhënia midis kishës dhe teatrit ka qenë e tensionuar. Dramaturgi rival Kristofer Marlou ishte akuzuar në mënyrë të veçantë për ateizëm. Puritanët i refuzonin veprat, sidomos kur djemtë e veshur si vajza fillonin të puthnin aktorët meshkuj në skenë. Në një nivel më të thellë, neveria puritane ndaj teatrit, jehonte një konfklikt të hershëm. Sipas Platonit, poetët duhet të ndalohen të jetojnë në republikën ideale, jo vetëm sepse veprat e tyre nxisin emocione të sëmura (ai qe ai duke iu referuar tragjedisë greke ?- askënd për hakmarrje, përdhunim dhe incest?), por gjithashtu edhe se për shkak të tyre, duke u shprehur filozofikisht, bota e përditshme është një ‘hije’ (si drita e zjarrit në murin e një shpelle) e realitetit të vërtetë të formave ideale, ndërsa dramar imitime të këtyre ‘hijeve’, janë hijet e hijeve, në të dyja rastet i largohet realitetit me një R të madhe.

    Sipas të njëjtës dëshmi, protestantizmi ekstrem, duke e marrë fjalë për fjalë urdhrin e dytë biblik, i konsideronte të gjitha shëmbëlltyrat e gdhendura, si idhujtari, pasi ato inkurajonin adhurimin e shëmbëlltyrës së Perëndisë në krahasim me realitetin e tij të pashprehur. Kur revolucioni Protestant mbërtin në Stretford –mbi –Ejvënin e ‘fjetur’, arkëtari i këshillit të qytetit, një farë Xhon Shekspir, pagoi disa punëtorë për të restaturuar e afreskun e Gjyqit të Fundit në Guild Chapel përgjatë rrugës nga shtëpia e mirë-vendosur, të cilën do ta blejë një ditë djali i tij Uilliam.

    Në të gjithë vendin, qe i ndaluar leximi i pjesëve të vjetra mistike biblike, dhe në Londër pamfletistët puritanë sulmonin për idhujtari çdo vepër teatrale. Killxhoi Malvolio tek “Nata e Dymbëdhjetë” është përshkruar si veçanërisht puritan, ndërsa hipokriti Anxhelo te ‘Masa për Masën’ thuhej se qe një “pedant “-një tjetër term për puritanët. Pra, një gjë mund ta themi me siguri mbi besimet e Shekspirit:ai nuk qe një puritan. Është argumentuar disa herë, pa ndonjë dëshmi të fortë, se ai vdiq në dhomëzën e një kishe. Dikush mund të dyshojë se gjatë gjithë karrierës së tij ai kishte një dashuri të trashëguar nga e kaluara për aspektet më teatrale të besimit të vjetër – veshja, ceremonia, rituali. Por interesi tek ringjallja dhe shpagimi që shenjon veprën e tij të fundit, nuk ndihet specifikisht katolike. Mendimi i tij duket të jetë formësuar shumë më thellë nga Roma e lashtë se sa ajo moderne, çka do të thotë nga klasikët në vend të traditës judeo-kristiane, nga Rilindja dhe jo Reformacioni apo kundër-reformacioni. Modelet e tij të mendimit u formuan në shkollë. Ishte pikërisht shkolla në Stretford-mbio –Ejvën e cila formësoi mendjen e riut Uilliam – për të cilin gjenden me siguri lidhje me skenën tek “Gratë gazmore të Uindsorit (vepra e tij më angleze), ku një mësues uellsian (ai kishte patur vetë një të tillë) jep një mësim gjuhën latine për një nxënës të zgjuar por të paedukatë të quajtur … Uilliam. Pikërisht në shkollën bazë ai mësoi artin e retorikës – përdorimin e fjalëve bindëse, përpunimin e figurave gjuhësore, aftësinë për të argumentuar të dyja anët e një çështjeje.

    Ky art i retorikës i dha atij blloqe ndërtimi arritjeve të tij të mëvonshme letrare. Dhe ishte pikërisht gramatika e shkollës ajo që u bë pjesë e literaturës klasike. Është leximi që na bën mendimtarë Pra, cilët qenë librat që e frymëzuan më shumë Shekspirin? Të ndëshkuarit ne ishullin e shkretë Discs lejoheshin të merrnin me vete vetëm 3 libra: Biblën, Shekspirin dhe një tjetër të zgjedhur prej vetë atyre. Në 400 vjetorin e vdekjes së tij, fantazma e Shekspirit duhet realisht të ftohet në një program. Kur është fjala për librat, unë dyshoj se ai do të thotë se nuk do të shqetësojë Biblën (ai e dinte atë mjaft mirë nga shkuarja e detyrueshme në kishë në rininë e tij) dhe i ka të gjitha idetë e Shekspirit në kokën e tij, kështu që a kishte mundësi të zgjidhte 3 libra të tjerë? Njëri do të ishte “Jetët e grekëve dhe romakëve më fiskikë” nga Plutarku, nga përthimi i Sër Tomas Nort. Ky ishte libri që e shtyu atë të mendojë seriozisht për politikën.

    Monarkia kundrejt republikanizmit dhe ky i fundit kundër perandorisë. Zgjedhjet që bëjmë dhe pasojat e tyre tragjike. Konflikti midis detyrës publike dhe dëshirës private. Ai u zhyt tek mendimi klasik, por nuk u bë shërbëtor i tij. Shekspiri qe një mendimtar i cili gjithmonë krijoi diçka të re, e përshtati me kohën dhe vuri vulën e tij mbi të. Në rastin e Plutarkut, ai e feminizoi botën shumë mashkullore romake. Bruti dhe Çezari shihen përmes prizmit të grave të tyre, Portias dhe Kalpurnias; Koriolanusi me anë të nënës së tij, Volumnia; Mark Antoni nga e dashura e tij, Kleopatra.

    Timoni i Athinës është i vetëm dhe i pakënaqur, pikërisht sepse obsesioni i tij ndaj parave ia ka tharrë dashurinë për gratë (femrat e vetme në veprën e çuditshme të Timonit janë dy prostituta). Ka edhe diçka tjetër që Shekspiri me siguri e mendonte:që gratë janë më shumë se të barabarta me burrat. Aty ku shumica e “mendimtarëve” në mesin e bashkëkohësve të tij kishin qasjen tradicionale të inferioritetit femëror, ai në vazhdimësi i shfaqte vajzat më të zgjuara se djemtë – mendoni për Beatriçen tek ‘Shumë zhurmë për asgjë’, Rosalindën te ‘Siç ju pëlqen’, apo Portian tek “Tregtari i Venedikut”. Një nga librat e tij në ishullin shkretinor do të jetë ‘Esetë e Mishel dë Montenj’, me përkthimin e Xhon Florios.

    Fryma më filozofike e veprave në pjesën e dytë të karrierës së tij, mund t’i atribuohet leximit të këtij libri, kur ai u botua në vitin 1603. Kur u përpoqa të shkruaj një biografi intelektuale mbi Shekspirin në librin tim “Shpirti i Epokës”, arrita në përfundimin se nëse shkrimtarit mund t’i atashojmë një model filozofik, ai do të jetë një i tillë i zbuluar nga progresi i mendimit nëpërmjet reflektimeve të përsëritura mbi 3 librat me ese të Montenjit: një zhvendosje e madhe nga vëmendja ndaj idesë storike romake se “të filozofosh është të mësosh si të vdesësh” (e cila mund të qëndrojë edhe si një devizë për Hamletin) me një skepticizëm të ashpër në lidhje me idenë e krishterë e providencës së Perëndisë, e cila zbulohet me anë të drejtësisë së natyrshme (pozitë që Montenj e demaskon në apologjinë e tij të gjatë për Rejmond Sebond, dhe që përsëritet shumë ngjashëm në gjuhën e mbretit Lir), dhe me mbërritjen e një filozofie të pranimit, e lidhur me traditën epikuriane. Edhe pse ndonjëherë e parodizuar si një justifikim për teprimet trupore (mendoni Sër Epikur Mamon në komedinë e madhe të Ben Xhonsonit ‘Alkimisti’), Epikurianizmi qe një traditë e rëndë filozofike që propozonte se jeta e mirë mund të arrihet më së miri nëpërmjet pranimit të kufizimeve: kufijtë në njohjen tonë ndaj të Perëndisë apo perëndive, dhe kufizimet mbi shpresat tona rreth jetës së përtejme.

    Ne duhet të mësojmë ta pranojmë dhe jetojmë momentin. Duhet të ushqejmë miqësinë. Dhe ne s’duhet të mohojmë nevojat tona trupore. Është marrëzi të pretendohet se mund të jetojmë të lumtur pa seks, ushqim dhe pije, edhe pse të gjitha këto duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar .Pothuajse fjalët e fundit që Shekspiri shkroi për teatrin, qenë ato të thëna nga Duka Tezeu i Athinës, në fund të dramës së tij të fundit, “Dy fisnikët e mbretit”:”Le të jemi mirënjohës/Për atë që është, dhe me ju (perënditë, nëse ekzistojnë) të lëmë mosmarrëveshjet / që janë mbi çështjen tonë”. Ky është pranimi epikurian i përmbledhur shumë shkurt. Megjithatë Kirsti i ri do të shkonte në ishullin e shkretë tek Shekspirit, për t’i treguar këtij të fundit se ka mashtruar kur i ka thënë se ka të drejtë të mbajë 3 libra. Ai duhet të zgjidhë vetëm një prej tyre. “Në këtë rast”- thotë ai “duhet të jetë njëri që ka ndezur imagjinatën time në shkollë, dhe për të cilën ia përkushtova gjithë jetën të shkruarit. “Metamorfoza” e Ovidit. Unë do ta marr atë në përkthimin e Artur Goldingut, sepse latinishtja ime është mjaft i ndryshkur pas këtyre 400 viteve”. Tek Ovidi ai gjeti gjërat që e bënë poet dhe dramaturg:magjinë, mitin, metamorfozën. Ai e pranonte këtë hapur, saqë mori me vete një kopje të Metamorfozës në skenë gjatë vënies në së tragjedisë të tij të parë, Titus Androniku; duke e bazuar poemën e tij të parë të publikuar, Venusi dhe Adonisi (libri që e bëri të njihur), tek një nga përrallat e Ovidit; dhe zgjedhur njërën tjetër prej tyre, Pirami dhe Tisbe, për veprën brenda veprës tek kulmi i pjesës ‘Ëndrra e një nate vere’. Miti, magjia, dhe çudia Ovidiane formojnë një fije të artë që përshkon të gjithë karrierën e Shekspirit, nga punët më të hershme tek vegimet e vona të ‘Përrallës së Dimrit’, ku animacioni i hollë i statujës së Hermionës lidhet me historinë e Pigmalionit, dhe ‘Stuhia”, e cila aludon për magjinë e keqe të magjistares Medea. Ovidi ishte mjeshtri që i mësoi Shekspirit, se ajo që e bën të madhe një vepër është pasioni ekstrem njerëzor. Ovidi i tregoi atij si të përfaqësojë pikëllimin:tek Hamleti kjo mësohet nga Hekuba, tek Liri nga Niobi. Dhe Ovidi i dha temën që është forca lëvizëse e të gjitha komedive dhe disa prej tragjedive të tij:dëshirën erotike.

    Mbi çfarë lloj pyetjesh reflektonte më shpesh Shekspiri?

    Të thjeshtat por më ato më thelbësoret. Të tilla si:si të përballemi me vdekjen e babait (Hamleti)? Si mund të pajtojmë kënaqësitë e rinisë sonë, me përgjegjësitë e moshës së rritur dhe autoritetit (rritja e Princit Hal tek mbreti Herri në dramën ‘Henri IV’)? Dhe si mund të kuptojmë përvojën e rënies në dashuri? ‘Ëndrra e një nate vere’, është përgjigjja më e mirë për këtë të fundit, dhe kjo është një nga disa arsye pse unë gjithnjë e më shumë e ndjej se nuk është vetëm drama e tij më shumë ovidiane, por edhe më shumë shekspiriane. Shekspiri jeton ende dhe ende ka rëndësi edhe pas 4 shekujsh, sepse ai na kujton vlerën e përgjigjeve të vjetra të pyetjeve shumëvjeçare. Ne jetojmë në epokën e një determinizmi biologjik në rritje. Neuroshkencëtarët do të na tregojnë se përvoja e të rënit në dashuri mund të shpjegohet me kiminë e trurit – aktivizimin e proteinave të caktuara dhe neurotransmetuesve. Herët ose vonë – ndoshta më herët – në stilin e Aldous Haksleit “Brave New World”, disa laboratorë do të prodhojnë një pilulë për të na bërë të biem dhe japim fund një dashurie. Por veprat e Shekspirit janë atje para nesh, si një laborator – një hapësirë e sigurt për eksperimentim – në të cilën ne jemi dëshmitarë të kaosit që do të mund të sjellë një medikament i tillë. Ai e quajti atë ‘dashurinë e plogësht’, lëngu që djallëzori Puk e përdorte për sytë e njeriut. Tregimi është metoda e tij për të kuptuar botën.

    “The Guardian”

    Përktheu bota.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark