Fondacioni serb Slavko Curuvija ka rikujtuar këto ditë marrëdhënien e vështirë të Serbisë me mediat në kohën e ish-presidentit Slobodan Milosheviq, duke rikthyer në kujtesë një shkrim të titulluar “Cili është hapi tjetër, z. Milosheviq” të vitit 1998.
Ky fondacion e cilëson atë shkrim si një nga më të guximshmit të asaj kohe, por që i kishte kushtuar shtrenjtë për shkak të një ligji të nënshkruar atë kohë nga presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiq.
Atë kohë, Vuçiq shërbente si Ministër i Informacionit
Revista “Evropljanin’ ishte dënuar me 2.4 milionë dinarë të asaj kohe, apo 250 mijë marka. Ai ka qenë dënimi më i ashpër ndaj ndonjë mediumi në Serbi deri ata kohë.
Disa ditë pas këtij dënimi me gjobë, revistës i ishin konfiskuar edhe prona.
Në shkrimin e autorëve Aleksandar Tijanic dhe Slavko Curuvija kritikohet politika shtetëror ndaj medieve.
Në atë letër, autorët kanë shkruar se si disa gazeta ditore ishin mbyllur duke cilësuar si një “masë të paparë më herët në Serbi”.
Poashtu, në atë letër thuhej se njerëz të qeverisë kanë marrë nën kontroll Serbinë.
“Veprimi i parë i ndërmarrë nga ky grup është që të ndalojë serbët nga të dëgjuarit, folurit e të parit,” thuhet ndër tjerash në letër./Insajderi.com