Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Serbia tashmë ka bërë zgjedhjen e saj, duke zgjedhur Perëndimin para Rusisë. Sipas Hill, lidhjet e Serbisë me Rusinë po dobësohen ditë për ditë.
Kur është pyetur nga gazetarja e televizionit N1 në Serbi, se cili është më bashkëpunues, kryeministri i Kosovës Albin Kurti apo presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ambasadori amerikan ka qeshur.
“Nëse duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje do t’i ndihmonte procesit negociator, do të përgjigjesha, por po ia lë imagjinatës suaj”, ka thënë Hill.
Ai ka theksuar se prokupimi kryesor për përmbushjen e Marrëveshjeve të Brukselit, është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Mendoj se ka nevoje urgjente që secili të pajtohet në këtë çështje dhe ta kuptojë se kur zotoheni për diçka, duhet ta respektoni”, ka thënë tutje ai.