Cili është mesazhi i videos së krijuar nga Endrit Thaçi përmes AI- Bashkon Hashim Thaçin me Ismail Qemalin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cili është mesazhi i videos së krijuar nga Endrit Thaçi përmes AI- Bashkon Hashim Thaçin me Ismail Qemalin

    Insajderi
    16 February 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endritit, djalit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duket se po ia don goxha mirë me teknologjinë.

    Ai në vigjilie të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e ka krijuar një video me inteligjencën Artificiale apo siç njihet AI.

    Videoja në fjalë tregon Hashim Thaçin dhe ish-kryeministrin e parë të Shqipërisë së pavarur Ismail Qemalin.

    Simbolika e kësaj videoje është se Thaçi më 17 shkurt të 2008-tës shpalli Kosovën e pavarur kurse Qemali më 28 nëntor 1912, Shqipërinë.

    “Ata që e ndajnë të njëjtin ideal, ecin krah për krah në histori pavarësisht se mund të jetojnë në epoka të ndryshme. Farën e mbjellë nga rilindasit e korrëm me breza por kulmet e idealit u arritën në Vlorën e vitit 1912 dhe në Prishtinën e vitit 2008. Tash radhën e ke ti”, thuhet në videon e postuar në story.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark