Çitaku: Bota po ndryshon shumë e ne mbledhemi këtu për të 46-ën herë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Bota po ndryshon shumë e ne mbledhemi këtu për të 46-ën herë

    Insajderi
    13 July 2025 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se dështimi i seancës së sotme është përpjekje e qëllimshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi sipas saj Albin Kurtit nuk po i bëhet fare vonë.

    Çitaku ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet sot me zyrtarin e lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili që nga dje po qëndron në Kosovë.

    “Edhe kjo vizitë, sikurse edhe vizitat tjera, sado që të rralla nga delegacionet e huaja, e gjejnë Kosovën tërësisht të papërgaditur, pa institucione. Sot u mblodhëm këtu për të përseritur të njëjtin skenarë, skenarë i cili nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si jo kushtetues. Kjo tashë përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

    Ajo dha detaje për diskutimet që mund ti ketë Krasniqi dhe Hanrahan, por tha se bota po ndryshon, derisa ata si deputet mbledhen në seanca për shkak të kokfortësisë së Kurtit për mos angazhim serioz në ndërtimin e institucioneve.

    “Zotit Kurti nuk i bëhet fare vonë, sepse sikur t’i bëhej vonë  do të kishte përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës. Bota po ndryshon shumë e ne mbledhemi këtu për të 46-ën herë për shkak të kryeneqësisë dhe kokforcisë së Albin Kurtit”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark