Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

    Insajderi
    09 May 2025 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë. Një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

    Çitaku ka se ‘’diku kemi gabuar keq’’, dhe se çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike.

    ‘‘Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të ndizen të gjitha alarment. Edhe çka duhet të ndodhë që si shoqëri të zgjohemi e të ngrihemi në këmbë kundër dhunës që na godet çdo ditë, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës.

    Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? Çfarë vlerash po mbjellim e kultivojmë për fëmijët tanë? A nuk u ba boll?

    Çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike: dhunë, brutalitet, sulme ndaj grave. Diku kemi gabuar keq. Por ende s’është vonë me e ndërru drejtimin’’, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark