Çitaku e krahason Gërvallën me ministrat e vendeve totalitare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çitaku e krahason Gërvallën me ministrat e vendeve totalitare

    Insajderi
    22 June 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Jashtme Donika Gërvalla, pas deklaratës së saj që Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan.

    Çitaku tha se në këtë formë deklarohen vetëm ministrat e punëve të jashtme të vendeve totalitare.

    Skandaloze. Vetëm ministrat e punëve të jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropianë dhe amerikanë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Në një intervistë dhënë gazetës austriake “Der Standard”, ministrja Gërvalla, ka kërkuar që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e tij, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan dhe të mbajë një qëndrim më të ashpër karshi Serbisë.

    Gërvalla ka akuzuar Lajçak, për qëndrime të njëjta me presidentin Vuçiq, dhe se po e inkurajojnë atë të përshkallëzojë situatën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark