×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku fajëson Kurtin dhe Gërvallën për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale

    Insajderi
    24 July 2024 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në veçanti kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla, për reagimin ndaj vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë.

    Çitaku e ka quajtur këtë vendim si një prapakthim të madh për sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke e vlerësuar si një goditje të rëndë që vendi ka pësuar që nga shpallja e pavarësisë në 2008.

    Ajo ka fajësuar Kurtin dhe Gërvallën për një qasje të papërgjegjshme dhe aventureske që, sipas saj, ka kontribuar në këtë rezultat negativ.

    Në një deklaratë për emisionin “FIVE” të Dukagjinit, Çitaku theksoi: “Ky është prapakthimi më i madh që i është shkaktuar sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës që nga 2008. Kryeministri ka shpërfillur aleatët kryesorë.”

    Ajo gjithashtu ka argumentuar se vendimi për liberalizimin e vizave për pasaportat serbe është një formë legjitimimi i strukturave paralele serbe në Kosovë, duke theksuar që ky hap vjen në kohë kur Kurti pretendon shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, por realiteti është ndryshe.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark