Çitaku i cilëson si 'qesharake' deklarimet e VV-së për zgjedhjen e Haxhiut-Ka një thirrje për Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku i cilëson si ‘qesharake’ deklarimet e VV-së për zgjedhjen e Haxhiut-Ka një thirrje për Kurtin

    Insajderi
    25 June 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme, pasi për herë të 37-të ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë, e dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

    Ajo fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për këtë bllokadë dhe e cilësoi si qesharake pretendimin e tyre se kanë shumicën për formimin e qeverisë, por jo për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    “Në këtë pikë të bllokadës ndodhemi për shkak të kryeneçësisë dhe papërgjegjshmërisë së Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Dëgjojmë deklarata qesharake, ku thuhet se kanë numra për qeverinë, por jo për kryeparlamentarin. Kjo nuk meriton as koment – është thjesht papërgjegjshmëri. I bëjmë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes që të reflektojë, sepse Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e tij”, ka deklaruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark