Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.
Gërvalla thotë se nuk ka ndonjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje. Ajo madje shton se një ambasador nuk mund të shkarkohet vetëm shkaku i spekulimeve në media, pa pasur fakte.
E për këtë deklaratë ka reaguar Çitaku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”, ka shkruar Çitaku.