Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të vendimit të qeverisë serbe, se sonte do t’i dërgojnë një postë elektronike KFOR-it për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku ironizoi, duke thënë se ajo i ka dërguar një -mail NASA-s, për një udhëtim në hënë.
“Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vuçiqi”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku.
Postimi i plotë:
Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.
Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë.
Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic.