Çitaku: Kosova nuk i takon një njeriu, e ardhmja e saj nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kosova nuk i takon një njeriu, e ardhmja e saj nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota

    Insajderi
    14 June 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas situatës së krijuar së fundi. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ajo çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e Kosovës.

    Çitaku ka shtruar dy pyetje: “Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?”

    Ajo ka shkruar se kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.

    “E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni.

    Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë.

    Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?

    Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.

    E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark