Çitaku kritikon Kurtin: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku kritikon Kurtin: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?

    Insajderi
    19 September 2024 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për qasje të gabuar ndaj aleatëve.

    Çitaku tha se Serbia dje e nënshkroi marrëveshjen me Amerikën për investime strategjike në fushën e energjetikës, pas marrëveshjes me Gjermaninë për litiumin e pas asaj me Francën për avionët e avancuar ushtarakë, e sipas saj, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.

    “Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre”.

    “Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika”, shkroi Çitaku.

    Tutje, ajo i tha Kurtit se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa egoja e tij, teksa shtoi se “mashtrimit tënd po i vije fundi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark