×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kurti po krijon batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet qeverisë

    Insajderi
    19 June 2024 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Prandaj, të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveçse do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizje VETËVENDOSJE!, por patjetër do t’i kemi edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht”.

    Kjo deklaratë e kryeministrit Kurti ngjalli reagimin e partive opozitare.

    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kjo është vetëm një frazë e kryeministrit Kurti për t’i mbuluar dështimet në qeverisjen e tij.

    Sipas saj, PDK-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që Kurti është i gatshëm.

    “Pashmangshëm zgjedhjet e rregullta mbahen në 2025. PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në këtë çështje që nga viti i kaluara çështja është a dëshiron kryeministri Kurti zgjedhje dhe nëse kryetari i VV-së është i gatshëm për zgjedhje opsionet janë të hapura mbi tavolinë përmes dorëheqjes, përmes mocionit të mosbesimit dhe përmes shpërndarjes së Kuvendit. PDK është e gatshme e për të gjitha opsionet ne jemi konsistent dhe këtu s’ka fije dyshimi. Kryeministri po bënë atë që di të bëjë më se miri të krijojë në fakt gjëja vetme që di të bëjë është të krijojë fraza, të mundohet të mbulojë dështimet e brendshme në qeverisje me batuta pa krip. Realisht kryeministri ka dështuar në qeverisjen e brendshme, qytetarët meritojnë më mirë…një qeveri në shërbim të tyre e jo një qeveri të krizave”, tha Çitaku për rtv21.

    Edhe në LDK, e quajnë të pakuptimtë deklaratën e kryeministrit Kurti se opozita po i shtynë zgjedhjet parlamentare. Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se kjo parti është mëse e gatshme për zgjedhje.

    “Është e pakuptimtë se opozita po i shtyejka zgjedhjet e vetmja qe mundet me shkaktu zgjedhje të parakoshme është vetëvendosje ose guxo nëse tërhiqen nga qeveria ose kryeministri jep dorëheqje përndryshe opozita po të kishte numra do ta bënin vet qeverinë. LDK-ja është e gatshme për zgjedhje programi qeverisës është miratuar nga strukurat e LDK-së që ofron zgjidhje të problemeve që janë grumbulluar e që kjo qeveri s’është marrur fare. Ata e dinë që në zgjedhjet e ardhshme s’do ti marrin votat e njëjta por në anën tjetër Kurit po tenton t’i ikë përgjegjësive’.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend për muaj të tërë ishte temë diskutimi në vend por që kjo çështje kaloi në heshtje pas mosunifikimit të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit, formë e cila u përkrah edhe nga pushteti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark