
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se e ka shndërruar zyrën e shtetit në “zyrë partie”.
Ajo ka thënë se nga ajo zyra po thërret përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë për “t’i nënshtruar” dhe për t’u bërë presion, shkruan Insajderi.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se e ka shndërruar zyrën e shtetit në “zyrë partie”.
Ajo ka thënë se nga ajo zyra po thërret përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë për “t’i nënshtruar” dhe për t’u bërë presion, shkruan Insajderi.
“Mbyllni sytë për një çast. Dhe imagjinojeni sikur Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, apo kushdo tjetër përpara Albin Kurtit të kishte bërë atë që po bën ai sot.
Imagjinojeni një Kryeministër që, në vend se të shërbejë popullin, e shndërron zyrën e shtetit në zyrë partie. Që përdor pushtetin e tij për të zhvilluar pazare politike prapa dyerve të mbyllura. Që thërret përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë, jo për t’i dëgjuar, por për t’i nënshtruar. Jo për dialog, por për presion”, deklaroi ajo.
Përgjatë ditës, Kurti është takuar brenda ambienteve qeveritare me përfaqësues të komunitetit jo-pakicë për t’ua parë qëndrimet lidhur me bashkëpunim për formimin e qeverisë.
Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, pas takimit që pati me Kurtin, tha se ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga ai nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.
Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.
Kërkesa pati edhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.
Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli, u shpreh më i afërt karshi Kurtit. Tha se para Kurti shpalosën programin qeverisës të PLE-së, dhe në qeverinë e ardhshme presin të bëhen pjesë e politikave vendimmarrëse.
Çitaku tha në ‘Facebook’ se nëpërmjet këtyre takimeve, Kurti po e shkel ligjin.
“Ti nuk je mbi ligjin. Nuk je mbi Kushtetutën. Nuk je mbi dinjitetin e këtij populli që ka vuajtur për demokraci, jo për t’u shndërruar në spektatorë të një partie që kërkon të kontrollojë gjithçka. Po i shkel ligjet. Po i përbuz traditat. Po i përdhos parimet që dikur i mbroje me pasion. Albin, me këtë qasje, fundi yt politik nuk do të jetë vetëm një dështim, do të jetë i turpshëm“, përfundoi ajo. /Insajderi.org/