Çitaku mbetet “pa fjalë” nga kompania kosovare që fshehu sulmet në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku mbetet “pa fjalë” nga kompania kosovare që fshehu sulmet në Serbi

    Insajderi
    19 March 2017 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kompanisë kosovare të udhëtimeve “Bici-Com”, për fshehjen e rasteve të sulmeve ndaj autobusëve të tyre.

    Çitaku është shprehur e shqetësuar për mos reagimin e kompanisë kosovare ndaj sulmit të ndodhur një javë më parë.

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, saktësisht një javë më parë reagoi për sulmin ndaj një autobusi të kësaj kompanie udhëtimesh, e më pas u demantua nga vetë drejtuesit e kompanisë.

    Por, njëri nga autobusët e kompanisë “Bici-Com” u sulmua edhe këtë të dielë në Serbi.

    E pas këtij sulmi, pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, tha për televizionin KTV se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi. Ai tha se rasti i parë ka ndodhur para nëntë ditëve, por ata nuk e kanë lajmëruar rastin në media.

    Për këtë fshehje të rasteve që kompania “Bici-Com” ka zgjedhur të bëjë, mbeti “pa fjalë” ambasadorja Çitaku. Ajo u shpreh e shqetësuar për fshehjen e rasteve nga

    “Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa. E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë. Pa fjalë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, javën e kaluar kishte shkruar në profilin e saj të rrjetit social Facebook se një autobus me kosovarë është sulmuar në Serbi, me ç’rast akuzoi shtetin serb për këtë akt.

    Çitaku deklaronte se “ndoshta” shteti i Kosovës duhet të thërras një takim të Këshillit të Sigurimit pas këtij akti.

    “Një autobus që transportonte kosovarët është sulmuar sot në Serbi. Ndoshta duhet të thërrasim takimin e Këshillit të Sigurisë. Hipokrizi. Standarde të dyfishta. A e ka dënuar dikush këtë sulm nga komuniteti ndërkombëtar?”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark