Çitaku: Në mungesë të shkarkimit, ministrja Hajdari sot do të duhej të fliste vetëm për dorëheqjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çitaku: Në mungesë të shkarkimit, ministrja Hajdari sot do të duhej të fliste vetëm për dorëheqjen

    Insajderi
    18 August 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se në mungesë të një shkarkimi nga kryeministri Kurti për ministren Rozeta Hajdari, kjo e fundit është dashur që në konferencën që thirri sot për media, të japë vetë dorëheqjen.

    “Në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot. Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore”.

    Ajo tha se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me ambasadorin Martin Berishaj e kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqi, janë “kompasi moral” i Qeverisë Kurti.

    “Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral,  profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit. Për keqardhje!”.

    Për aferën e rezervave shtetërore në MINT, sot policia ka arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një afarist për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës në kryerjen e kësaj vepre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark