Çitaku – Osmanit për çështjen e dinarit: Fol a e mbështetë Kurtin, apo mendon ndryshe? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku – Osmanit për çështjen e dinarit: Fol a e mbështetë Kurtin, apo mendon ndryshe?

    Insajderi
    14 February 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, për Rregulloren e BQK-së sa i përket çështjes së dinarit është shprehur se me këtë qëndrim Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, edhe në Këshillin e Sigurimit ishte hera e parë që aleatët e Kosovës kritikuan vendin tonë për mos ndryshimin e këtij vendimi përkundër kërkesës së tyre.

    Pas deklaratave të O’Brien, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se tashmë është e ditur botërisht që s’ka asnjë koordinim me SHBA-në, duke theksuar se Këshilli i Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.

    Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo është shprehur se për dinarë e fletushka ka ndodhur kjo.

    Më tej, Çitaku iu është drejtuar presidentes Vjosa Osmani duke i thënë se është momenti i fundit që ajo, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, se a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.

    Nënkryetarja e PDK-së, i kërkon asaj të flasë, se kësaj radhe “heshtja nuk është flori”. /Insajderi.org/

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark