Çitaku për dëshminë e Rubin në Hagë: Është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku për dëshminë e Rubin në Hagë: Është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

    Insajderi
    15 September 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, njëherit nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku teksa flet për dëshminë e ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, thekson rëndësinë e raporteve me Amerikën. Ajo ka shkruar se dëshmia e Rubin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë së Kosovës.

    “Në momentet kur janë qarë epokat, në ditët kur ne si popull kapërcyem shekujt brenda pak ditësh, nuk ishim vetëm. Nuk do të mundnim vetëm. Por ia dolëm, sepse patëm lidership të mençur, që ditën të krijojnë miq edhe në rrethana lufte e okupimi. Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re. Është dëshmi e lidhjeve që ndërtuam, e besimit që fituam dhe e rrugës së drejtë që zgjodhëm si popull”, ka shkruar Çitaku në “facebook”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark