Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj letrës së komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, i cili flet për mungesën e ushqimit për ushtarët.
Ajo ka bërë me dije se nuk po gjen fjalë për me e shfry mllefin.
Në rrjetin social Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo qeveri është e papërgjegjshme.
“Sot u publikua një letër e komandatit të FSK-së, ku alarmohej për mungesë ushqimi për ushtarët e FSK-së. S`po gjejë fjalë me e përshkru mllefin. Kjo qeveri ështe e papërgjegjëshme, e paaftë, e rrezikshme. Turp për besë”, ka shkruar Çitaku.