Çitaku për pezullimin e licencës ndaj Klan Kosovës: Fushatë e ndyrë – kjo mendësi nuk kalon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku për pezullimin e licencës ndaj Klan Kosovës: Fushatë e ndyrë – kjo mendësi nuk kalon

    Insajderi
    15 June 2023 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës.

    Çitaku tha se këtij pezullimi i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve.

    “Eksponentët e lartë të VV kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar liderit të partisë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj në Facebook.

    Mes tjerash, ajo tha se ky është një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, populizëm, injorancë e autoritarizëm, teksa shtoi se “kjo mendësi nuk kalon”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark