Çitaku: Rozeta po shqetësohet pse Prokuroria pati qasje në “sekretet” që ajo i ndau me Ridvanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Rozeta po shqetësohet pse Prokuroria pati qasje në “sekretet” që ajo i ndau me Ridvanin

    Insajderi
    31 July 2025 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas intervistimit të ministres në detyrë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, nga Prokuroria Speciale për çështjen “Rezervat shtetërore”.

    Çitaku tha se Hajdari po shqetësohet pse Prokuroria Speciale “paska pasur qasje në dokumente ‘sekrete’”.

    “Të jemi të qartë: bëhet fjalë për të njëjtat “sekrete” që ajo i ka ndarë me Ridvanin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie”.

    “Ironike, por edhe alarmante. Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia”, tha Çitaku.

    Tutje, ajo tha se kjo është injorancë pa kufij, e përzier me arrogancë të rrezikshme.

    Gjatë ditës së sotme, Hajdari ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale në rastin “Rezervat shtetërore”. Për të njëjtin rast, gjatë ditës në Prokurori është paraqitur edhe ish-sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark