Çitaku: Seanca u kurdis për të akomoduar interesat e disa deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Seanca u kurdis për të akomoduar interesat e disa deputetëve

    Insajderi
    04 June 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar për të 26’tën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit e ka cilësuar situatën si krizë të thellë politike.

    “Asgjë të re për të thënë. Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë së Vetëvendosjes. Dështuam sërish, vendi është në krizë,” u shpreh ajo para mediave.

    Çitaku theksoi se edhe sot kishte përpjekje për të mbajtur seancën, por ajo u kurdis për të akomoduar interesat e disa deputetëve, ndërsa mungoi vullneti për marrëveshje në të mirë të qytetarëve.

    Ajo paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë, bllokada politike do të vazhdojë të rëndojë mbi qytetarët dhe institucionet e vendit.

    “Asgjë të re për të thënë Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryneqësisë të VV-së, dështuam sërisht vendin është në krizë. Sot pat përpjekeje dhe u kurdis seanca për të akomoduar nevoajt e deputetëve dhe nuk po arrijnë që të bëjnë marrëveshje për të mirën e qytetarëve”, tha thënë Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark