Çitaku takohet me Trump, i thotë se Kosova është shteti më pro-amerikan në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku takohet me Trump, i thotë se Kosova është shteti më pro-amerikan në botë

    Insajderi
    18 January 2017 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, e cila ishte pjesëmarrëse në një organizim nga kabineti i Trump në prag të inaugurimit të tij si president.

    Në një postim të saj në Twitter ajo ka treguar se është takuar me presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe se i ka treguar që është ambasadorja e shtetit më pro amerikan në botë.

    “I thash presidentit të zgjedhur Donald Trump se jam një nga ambasadoret, që vi nga shteti më pro amerikan në botë, Kosova”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Twitter.

    Gjithashtu ajo ka treguar se është takuar edhe me më të nomuninuarin për sekretar të shtetit dhe këshilltarin për siguri.

    “Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”, ka shkruan më tej ajo./Insajderi.com

    unnamed (1)

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark