City e “blindon” Haaland, detaje të “çmendura” nga kontrata e re – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    City e “blindon” Haaland, detaje të “çmendura” nga kontrata e re

    Insajderi
    17 January 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erling Haaland ka nënshkruar kontratë nëntë vjeçare e gjysmë me Manchester Cityn, duke zgjatur qëndrimin deri në verën e vitit 2034.

    City ka arritur marrëveshje rinovimi me sulmuesin 24-vjeçar duke nënshkruar kushte të reja në kontratë, ndër më fitimprurëset në histori të sportit.

    Ky njoftim u konfirmuar edhe nga vetë klubi anglez me anë të një postimi.

    “Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë të re 10-vjeçare me Manchester Cityn, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2034”, thuhet në njoftim.

    Ndonëse nuk është konfirmuar, mediat angleze zbulojnë se ai do të fitojë 590 mijë euro në javë, shifër kjo që nuk është parë kurrë në Ligën Premier.

    Nga detajet që dihen zyrtarisht, theksohet se Haaland do të ketë një klauzolë në kontratë, por aktive vetëm nga viti 2029, për të gjitha klubet që duan ta blejnë. Shifra do të jetë jashtëzakonisht e lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark