×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka deklaroi para policisë taksisti që po e transportonte të dyshuarin për vrasjen e policit serb?

    Insajderi
    18 July 2024 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet serbe kanë arrestuar taksistin me inicialet H.M., i cili po e transportonte drejt kufirit dorasin e policit Nikola Kërsmanoviq.

    Ministria e Punëve të Brendshme të ‘Republikës Srpska’ ka bërë të ditur se është në kërkim të Faton Hajrizit.

    Ndërsa siç raporton “Novosti”, taksisti që ka vozitur ka thënë se personit të dyshuar për vrasjen e policit i ka kërkuar 450 euro për transport në Loznicë.

    Marrëveshja ishte, gjoja, për ta çuar atë në hotelin në pronësi të tij, siç tha taksisti i arrestuar Marko Markoviq.

    Por, q ky hotel sipas mediave serbe nuk egziston.

    Policia e pyeti taksistin “a nuk ishte i dyshimtë se kë dhe ku po ngiste”, për të cilën ai nuk u përgjigj saktë dhe qartë. Dyshohet se ai drejtonte një shqiptar të shpallur në kërkim dhe që donte të kalonte në Bosnje dhe Hercegovinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark