Çka do të ndodh sot në vend? Këto janë ngjarjet kryesore të paralajmëruara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodh sot në vend? Këto janë ngjarjet kryesore të paralajmëruara

    Insajderi
    01 October 2025 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të 19-të vjetor me vendet e Rajonit dhe Evropës Juglindore (EJL). (Hotel “Emerald” në Prishtinë, ora 09:00)

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS), prezanton raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2024–2025: Sfidat dhe rruga përpara”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

    Avokati i Popullit organizon një takim me partnerët ndërkombëtarë për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00 – 12:30)

    PLAY International Western Balkans mban konferencë për media, ku do të prezantohet fushata “ZOTOHEM PËR LOJË”, e cila u drejtohet kandidatëve aktual për kryetar komune me qëllim që, në periudhën para zgjedhjeve, ata të nënshkruajnë një zotim publik. (Europe House, Prishtinë, ora 10:30)

    Shënohet Dita Ndërkombëtare të Personave të Moshuar –1 Tetorit, që sivjet mbahet nën moton “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: ASPIRATAT, MIRËQENIA DHE TË DREJTAT TONA”. (IKSHPK, ora 11.00)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark