Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur për gjykimin e fenomenit të grabitjeve në Kosovë. Përmend një sërë shkeljesh nga sistemi i drejtësisë.
Shala i ftuar në InDoks thotë se duhet të bëhet një analizë e thellë nga institucionet e Drejtësisë e Sigurisë në vend për të parandaluar kriminalitetin, me theks të veçantë grabitjet.
“Institucionet e Sigurisë dhe ato të Drejtësisë defenitivisht sot duhet të bëjnë një analizë për të parë gjithë faktorët të cilët kanë ndikim në ngritjen e kësaj forme të kriminalitetit, duke filluar prej faktorëve kriminal poashtu tek mungesat e reagimit institucional të institucioneve të Sigurisë dhe Drejtësisë dhe pas kësaj do të thotë duhet të kemi parasysh se veprat penale të grabitjes, janë vepra penale, të cilat rrezikojnë jashtëzakonisht shumë shoqërinë, veçanërisht kohën e fundit kur shohim që kjo dukuri është në rritje”, ka thënë ai për InDoks.
Ai potencon se si mund të bëhet parandalimi i grabitjeve në vend. Thekson mangësi si përpilimi i aktakuzave e reagimi i institucioneve.
“…duhet të shfrytëzohet të gjitha mjetet ligjore në drejtim të fillimisht parandalimit të kryerjes së veprave penale dhe në rastin e përpilimit të aktakuzave duhet të jenë shumë profesionale dhe gjykimet duhet të jenë efikase në mënyrë që për një krim që ndoshta e ka tronditur shoqërinë, shoqëria të marrë një përgjigje të shpejt nga institucionet e drejtësisë se çfarë ka ndodhur me kryesit e asaj vepre penale dhe kur të shkojmë më pas tek dënimi”, tha hulumtuesi i IKD-së.
Tutje Shala thotë se infrastruktura ligjore është e gatshme me shkrim mirëpo që nuk po gjen zbatim në praktikë. Sqaron rastin konkret se si me udhëzuesin e Supremes për politik ndëshkimore tregon qartë se si duhet veprohet.
“… ajo infrastruktura ligjore dhe e dokumenteve është e gatshme, vetëm se mungon zbatimi në praktik i saj dhe që në rastin konkret duhet të zbatohet udhëzuesi i Gjykatës Supreme për politik ndëshkimore në mënyrë që secili dënim të jetë ekuivalent me veprën penale dhe poashtu në drejtim të arritjes së qëllimit të dënimeve dhe nëse kemi një bashkërendim të këtyre veprimeve institucionale, domosdo se edhe kjo dukur do të jetë në rënie për arsye se sistemi i drejtësisë më pas do të shërbejë si një parandalues i kësaj dukurie e më pas si rrethanë siç po thuhet se është duke shërbyer tani si stimulues për kryesit, të cilët përfshihen në këto vepra penale”, u shpreh ai.
InDoks | Dosja e grabitjeve – Dokumentari i plotë: