Çka është "faza e katërt e operacionit të Iranit" që po përmendet nga mediat iraniane? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Insajderi
    15 June 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka filluar.

    Kështu po citon CNN një raportim të një mediumi gjysmëzyrtar iraniane Mehr News.

    Operacioni, i quajtur Operacioni Premtimi i Vërtetë 3, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael.

    Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të Izraelit ndaj Iranit, i cili vrau disa komandantë të lartë ushtarakë, deklaroi agjencia e lajmeve.

    Autoritetet iraniane theksuan se do të “përgjigjeshin me vendosmëri ndaj çdo aventure” nga Izraeli, sipas Mehr.

    Irani sulmoi Izraelin përgjatë së dielës, teksa ende nuk dihen dëmet e shkaktuara. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark