Çka është "masa e përkohshme" të cilën Osmani ia kërkoi Kushtetueses? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka është “masa e përkohshme” të cilën Osmani ia kërkoi Kushtetueses?

    Insajderi
    22 July 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përveç kërkesës për sqarimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës përbrenda afatit 30-ditor, ka kërkuar masë të përkohshme për Kuvendin.

    Osmani ka sqaruar se përmes kësaj kërkese për masë të përkohshme parandalon shkeljen e Kushtetutës, pezullimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Kërkesa për masë të përkohshme është në interes publik, sepse është interes publik që të kemi një Kuvend që krijon parashikueshmëri juridike. Duhet ta dimë nëse Kuvendi dhe ligjet që krijon kanë siguri juridike. Në qoftë se miratohet kërkesa për masë të përkohshme, s’rrjedh afati pak ditë sa kemi, duke pasur parasysh se si po rrezikohet rendi kushtetues mbes me shpresë se gjykata do ta prioritizojë këtë temë. S’mund të paragjykoj se sa mund t’ju marrë kohë”, tha ndër të tjera Osmani.

    E para e vendit ka thënë se nëse miratohet masa e përkohshme, atëherë nuk do të ketë nevojë që të mbahen seancat konstituive deri në një vendim të plotë të Kushtetueses. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark