Çka foli Vuçiq me komandantin e NATO-s? Tregon gazetari kosovar në Beograd – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka foli Vuçiq me komandantin e NATO-s? Tregon gazetari kosovar në Beograd

    Insajderi
    21 December 2022 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Idro Seferi ka folur për takimin e djeshëm në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.

    Seferi tha se aty është diskutuar për ruajtjen e sigurisë së serbëve në veri të Kosovës.

    “Ajo që ka dalë nga takimi me Vuçiqin ka qenë një kërkesë e presidentit serb është që NATO-ja t’i ruajë serbët në veri të Kosovës. Vuçiqi ka kërkuar që të ruajë sigurinë në Kosovë në mënyrë që serbët atje të mos jenë të rrezikuar”, ka thënë Seferi në Info Magazinë.

    Ai tha se në këtë takim është folur edhe për partneritetin që Serbia e ka me NATO-n.

    Mirëpo, ai tha se në këtë takim nuk është diskutuar, të paktën nuk është raportuar në medie të jetë diskutuar kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark