Çka i kërkoi Limaj – Kurtit në takimet për bashkëqeverisje? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka i kërkoi Limaj – Kurtit në takimet për bashkëqeverisje?

    Insajderi
    26 May 2025 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari  i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se Albin Kurtit i ka kërkuar bashkëpunim parlamentar. Ai thotë se i kërkoi postin e kryetarit të Kuvendit dhe Pakon Ligjore

    Limaj tregon se çka përfshin Pakoja Ligjore të cilin ia ka kërkuar Albin Kurtit.

    Si urgjencë përmendi renovimin e kapaciteteve energjetike.

    Më pas tha se çështje është edhe veteranet, që ta kenë pensionin me pagë minimale, si dhe të kenë të drejtë të punojnë në sektorin privat.

    Tjetër, Limaj tha se ka kërkuar që pragu zgjedhor të jetë 2%, në mënyrë që të ketë gjithë përfshirje.

    “Renovimi i kapaciteteve tona energjetike, ne duhet të investojmë. Aty kemi pasur një bisedë përmbajtjesore, kemi pasur dytë njëjtën ide. Kam kërkuar që në paketën ligore të jetë Ligji për Investime Strategjike të jetë sa më i pranueshëm. Kam kërkuar që modeli i të Publiko-Privat si aeroporti duhet ta aplikojmë në shumë drejtime, vetëm kështu i bjen investimet nga jashtë. Kam kërkuar për çështjen e veteranëve duhet të trajtohet urgjent paga minimale, që menjëherë kam kërkuar që të ndryshojë pika që veterant mos me pas drejtë me punu, sepse duhet me ia leju me punu në sektorin privat. Kam folur për reformën zgjedhore, ne kemi kërkuar uljen e pragut, pra të ulet në 2%”, ka thënë Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark