‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të New York-ut - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    ‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të New York-ut

    Insajderi
    22 June 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Restoranti shqiptar “Çka Ka Qëllu” është përfshirë në listën prestigjioze të The New York Times me 100 Restorantet më të Mira në New Jork për vitin 2025.

    Vlen të theksohet se ky restorant është krijiar nga sipërmarrësi nga Kosova, Ramiz Kukaj, ky restorant me lokacione në Bronx, Manhattan dhe Stamford është kthyer në simbol të trashëgimisë shqiptare dhe një pikë referimi në skenën kulinare të qytetit.

    Me mure të dekoruara me artefakte tradicionale dhe një atmosferë që të ngjall mall për vendlindjen, Çka Ka Qëllu është më shumë se një restorant është një muze i gjallë i shijes shqiptare.

    Në numrin e fundit “New York Times” e vlerësoi për mishrat e pjekur, salcat me kos dhe dashurinë për traditën. “Puna, përkushtimi dhe dashuria për kulturën tonë e bënë sërish të vetën,” shkroi Kukaj në Instagram.

    Vlen të theksohet se restoranti është pjesë e Guidës MICHELIN, ka fituar çmime për ruajtjen e trashëgimisë dhe është frekuentuar nga yje si Dua Lipa dhe Action Bronson.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark