“Çka ka qenë mirë para 10 viteve nuk është tash – të përkrahen bizneset që punësojnë gra”, Hamza tregon planin për sektorin privat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çka ka qenë mirë para 10 viteve nuk është tash – të përkrahen bizneset që punësojnë gra”, Hamza tregon planin për sektorin privat

    Insajderi
    07 February 2025 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza teksa flet për planin për sektorin privat thotë se duhet të përkrahen bizneset që punësojnë gra.

    Hamza tha se ndërmarrjet prodhuese e shërbyese kanë nevojë për përkrahje.

    “Cka ka qenë e mirë para 10 vjete nuk do të thotë që është e mirë sot, ose ka me qenë e mirë pas 5 vjete.

    Fondi për garantimin e kredive duhet të rritet kapitali i këtij fondi, dh eduhet me u rrit fushveprimtaria e këtij fondi, që me i përkrah edhe start up, edhe idetë e reja edhe bizneset që i punësojnë gratë. Sot vizitova një biznes, ku mbi 200 gra po punojshin në atë biznes. Prandaj ne kemi nevojë që ti përkrahim ndërmarjet prodhuese e shërbyese”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark