Çka mbet kur fëmijët tanë ikin? Daut Haradinaj me kampanjë të re – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Çka mbet kur fëmijët tanë ikin? Daut Haradinaj me kampanjë të re

    Insajderi
    04 February 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një kohë kur shumica e të rinjve e mendojnë emigrimin si opsion për kushte më të mira, ajo çka prindërit e tyre duan është t’i shohin fëmijët të punojnë e të krijojnë familje në Kosovë, në vendin e tyre.

    Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar pjesën e dytë të kampanjës së tij më të re, “Çka mbet?”, e cila flet për emocionet e pa përjetuara në mungesë të fëmijëve të tyre.

    Kampanja shfaq momente si: dëshirën e të rinjëve për të qëndruar në vendin e lindjes, por edhe një ndjenjë të fortë të mungesës së mundësive për të krijuar një jetë të qëndrueshme këtu.

    Edhe në tubimet elektorale, Daut Haradinaj vazhdimisht ka theksuar se është koha që të krijohen kushte më të mira për të rinjtë që ata të qëndrojnë në Kosovë. Ai beson se është e nevojshme të krijohen mundësi për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës, që t’i ndihmojë ata të kontribuojnë për atdheun dhe të ndjehen të sigurt në vendin e tyre.

    Në fund, kampanja “Çka mbet?” është një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës: Çka mbetet, kur rinia ikën dhe kur vendi mbetet i zbrazët? A mund të ndryshojmë këtë realitet dhe të ndihmojmë që të rinjtë të kenë mundësi për të qëndruar dhe kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të qëndrueshme?

    Me Daut Haradinaj, si përfaqësues i zërit të popullit në një qeverisje me Kosovën fituese, po!
    Votoni për një të ardhme më të mirë. Votoni për Daut Haradinajn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark