×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka ndodhi gjatë intervistimit të policit Festim Ramadani, për Insajderin flet avokati

    Insajderi
    17 August 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

    I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare.

    Për Insajderin ka folur avokati i policit, Arben Isufi. Ai ka thënë se është angazhuar sipas detyrës zyrtare.

    “Jam i angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe mbrëmë gjatë intervisimit ai ka vendosur që të mbrohet në heshtje”, tha Isufi për Insajderin.

    Më tutje ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen dhe rasti është në procedurë hetimore.

    Deri tani janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin.

    I dyshuari për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj, Festim Ramadani, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dyshohet se Ramadani, i cili nuk ishte në detyrë dhe nuk ishte pjesë e ahengut familjar, ka shtënë me armën e tij zyrtare në drejtim të viktimës, Sadri Sadriu, duke i shkaktuar vdekjen.

    Pas kryerjes së krimit, Ramadani është vetdorëzuar në stacionin policor të Ferizajt dhe ka dorëzuar armën e përdorur.

    IPK ka njoftuar se ai është arrestuar, dhe Prokurori i Shtetit ka vendosur për ndalimin e tij për 48 orë për dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark