Deputeti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli ka njoftuar se kompania e tij ka fituar rastin në Arbitrazh për hotelin “Grand”. Shteti i Kosovës është detyruar t’ia kthej kompanisë së Pacollit “Mabco Contsruction” paratë që i kishte paguar për pronësinë mbi “Grandin” Sipas vendimit, Hotel Grand mbetet nën pronësinë e shtetit.
Avokati i kompanisë së Pacollit, Taulant Hodaj ka thënë se ka qenë ekspertit ligjor pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve të organizuar nga Dhoma e Posaçme e Bankës Botërore në Washington (Arbitrazhi), me kërkesë të firmës zvicerane Bratschi.
Ai ka mirëpritur vendimin e Arbitrazhit duke vlerësuar faktin se i është besuar opinioni i tij ligjor në favor të Paditësit.
Lexo edhe:
Statusi i plotë:
Kënaqësi dhe nder që isha i angazhuar në kontestin më të madh dhe të stërzgjatur të arbitrazhit rreth privatizimit në Kosovë, i njihur si rasti ‘Grandi’.
Në këtë rast isha i angazhuar në cilësi të ekspertit ligjor pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve të organizuar nga Dhoma e Posaçme e Bankës Botërore në Ëashington (Arbitrazhi), me kërkesë të firmës zvicerane Bratschi.
E vlerësoj faktin se me rastin e vendosjes në favor të Paditësit, Paneli i Arbitrazhit ndër të tjera e vlerëson dhe ja fal besimin opinionit tim ligjor dhe mbrojtjen e tij pranë Arbitrazhit.
Mirënjohës për besimin ndaj grupit të juristëve zvicerranë të Bratschi, dhe kompanisë Mabco Construction me në krye me koordinatorin e këtij rasti Shkumbin Asllani.