Çka ndodhi në Itali? Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që morën jetën e nëntë viktimave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çka ndodhi në Itali? Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që morën jetën e nëntë viktimave

    Insajderi
    18 May 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej dy ditësh, pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është e përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat i kanë marrë jetën të paktën 9 personave.

    Edhe pse reshjet kanë pushuar, mediat italiane raportojnë se zonat e përmbytura janë zgjeruar gjatë natës në Ravena, një nga më të goditurat nga moti i keq. TgCom shkruan se evakuimet kanë vijuar edhe gjatë natës në zonën e Castel Bolognese e në Ravena, ku ka pasur probleme edhe me ujin e pijshëm.

    Qendra historike e Lugos, në zonën e Ravenës, është përmbytur. Aty uji ka arritur një nivel më shumë se një metër.

    Mbi 13 mijë persona janë evakuuar, ndërsa 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkollat ​​mbeten të mbyllura në shumicën e bashkive të prekura, veçanërisht në zonat e Bolonjës dhe Ravenës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark