Çka ndodhi në komunën paralele të Kllokotit sot, ku u panë edhe Policia e Kosovës? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka ndodhi në komunën paralele të Kllokotit sot, ku u panë edhe Policia e Kosovës?

    Insajderi
    29 June 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shkuar në fshatin Vërbovc të Gjilanit, ku supozohet të operojë edhe komuna paralele e Kllokotit, në krye të së cilës është vendosur Bozhidar Dejanoviq.

    Sipas versionit të Policisë së Kosovës, stacioni regjional në Gjilan janë telefonuar dy herë nga ankues për krijimin e një konflikti verbal tek objekti i komunës paralele.

    Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë se nuk kanë hapur rast policor për këtë, ndonëse pohoi se zyrtarët policorë ishin atje.

    “E kanë pasë një problem qe 2-3 ditë mes vete. Policia ka dalë, Prokurori ka urdhëru me njëfar shënimi zyrtar kur s’ka elemente të rastit. Sot apët ashtu njëjtë, por nuk e kemi gjete atë ankuesin aty, s’është e vërtetë fare. Ata i kanë do probleme mes vete, tash ta shohim. Rast policor nuk ka”, ka thënë Hashani.

    Gazetës Insajderi në kushte anonimiteti i kanë thënë se “zyrtarët policorë po e ruanin objektin komunal paralel”.

    Megjithatë, mediumi s’ka arritur ta konfirmojë për një pretendim gjë të tillë. Këtë e ka mohuar edhe zëdhënësi Hashani për Insajderin.

    Mediat serbe kanë raportuar kinse janë arrestuar zyrtarë të këtij institucioni paralel.

    Bozhidar Dejanoviq u pati arrestuar për “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark